Gabimet në kontratë shkak i distancimit të Era Istrefit nga muzika? Robert Berisha zbulon detaje të pathëna!

Era Istrefi konsiderohet si një nga artistet shqiptare më të suksesshme, e cila ka arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare me këngët e saj.

Artistja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor duke u distancuar nga muzika, por duket se më në fund do të kemi projekte të reja.

 

Ka qenë Robert Berisha që ka zbuluar se Era do të rikthehet së shpejti shumë fuqishëm në muzikë.

Në promon e emisionit “Te shoqja”, në ‘Kohavision’, paralajmëron se Roberti do të flasë edhe për problemet me kontratën që ajo ka pasur me bashkëpunëtorët e mëhershëm, që si duket janë edhe arsyeja e distancimit të Erës nga muzika.

 

Dhe pse është ndarë prej kohësh nga Nora Istrefi, Roberti mban raporte të mira me ish-gruan dhe familjarët e saj.

Madje edhe në promo shihet se ai falënderon publikisht Norën për ndihmën e madhe në fillimet e karrierës së tij si këngëtar.