Barcelona në kërkim të një sponsori të ri, nis negociatat me dy kompani

Kontrata e Barcelonës  me sponsorin kryesor, Rakuten, është pranë përfundimit dhe drejtuesit katalanas janë vënë në lëvizje për të gjetur një sponsor të ri. 

Sipas asaj që raporton "Sport", katalanasit kanë nisur tashmë negociatat me dy kompani. Një prej tyre është një kompani kriptomonedhash, ndërsa tjetra është një kupola e një zinxhiri të madh kompanish. 

Për sa i përket shifrave, bëhet fjalë për 60 milionë euro në sezon. Megjithatë, kjo shifër do të jetë thjeshtë si një garanci minimale, pasi shuma mund të rritet në vazhdim