VIDEO/ Bashën e presin me protesta në Laç, mercenarët dhunojnë demokratët

Pasi anuloi takimin në Lezhë, deputeti Lulzim Basha ka vendosur të bëjë një takim në qytetin e Laçit.

Siç raporton gazetari i SYRI TV, Martin Marku, në këtë takim të Bashës, kanë ardhur të rinj nga qytete të tjera si nga Lezha, Mirdita dhe zona të tjera.

E pikërisht këta persona, mercenarët e Bashës kanë dhunuar demokratët që kishin dalë protestë kundër Bashës.

Njëri prej demokratëve ka thirrur ‘Basha ik’, si protestë ndaj deputetit Basha, dhe menjëherë mercenarët e tij e kanë sulmuar.

Siç edhe duket në pamjet e SYRI TV, kanë qenë disa mercenarë të Bashës, jo banorë të Kurbinit që kanë sulmuar demokratët.