", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/20/auto_10BE72DA-5AE7-49B5-9971-B75843108DE3-600x3841642687480.jpeg", "width": 900, "height": 576 } }

Aktori i njohur baba për herë të tretë! Ja si quhet vogëlushja

Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur dhe surprizues për të gjithë.

Ai ka bërë me dije se është bërë baba sërish dhe në jetë ka ardhur një vogëlushe.

Florjan Binaj e ka dhënë këtë lajm me anë të një postimi në llogarunë e tij të “Instagram” , ku ka publikuar një foto të një dore të vogël, duke e shoqëruar me një këngë të vjetër polifonike.

Në mbishkrimin e vendosur prej tij, tëksa falenderoi stafin e martenitetit dhe uroi një jetë të gjatë për vogëlushen e tij, ai ka zbuluar gjithashtu dhe se të bijës i kanë vendosur emrin e bukur shqiptar Vjosa.

"VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. [❤] ️ Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”-shkruan ai në “Instagram”.

Kjo gjë ka sjellë në vëmendje edhe aktivizmin dhe lobimin e aktorit për nismën lidhur me kthimin e lumit Vjosa në Park Kombëtar.

Ai ka rrëfyer gjithnjë se është rritur pranë atij lumi dhe se e adhuron natyrën.

Kjo gjë na bënë të mendojmë se kjo dashamirësi dhe lidhje shpirtërore e aktorit për natyrën dhe lumin Vjosa, lidhet pikërisht me kuptimin e emrit të veëantë të vogëlushës të sapoardhur në jetë.

View this post on Instagram

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)