‘Lufta te 5 maji’/ Rama: Dhunë ndaj qytetarëve do të ketë, sa herë të jetë e nevojshme

Për Edi Ramën, dhuna ndaj qytetarëve në zonë e ‘5 majit’ nuk është dhunë, por vetëm ushtrim i ligjit.

I pyetur nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta në lidhje me dhunën ndaj qytetarëve në zonën e ‘5 majit’ dhe shkatërrimin e banesave të qytetarëve, Rama është shprehur se ajo nuk ishte dhunë.

Nga ana tjetër Rama deklaroi se dhuna ndaj qytetarëve do të vazhdojë, sa herë që shteti ta shikojë të nevojshme.

‘Pamje të përsëritura do të jenë sa herë që dikush interesin personal e vendos përpara interesit publik.

Sa herë do të ketë banorë që të bëjnë këtë, aq herë do shkojë policia dhe të bëjë detyrën e tij. Nuk është dhunë, por ushtrim i forcës së ligjit, për të gjithë ata që do ti dalin para shtetit’, tha ndër të tjera Edi Rama.