21- vjeçarja hidhet nga kati i katërt i banesës, përfundon te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së djeshme por që është bërë publike gjatë ditës së sotme nga policia.

Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.