Basha anulon takimin, lezhjanët i fton në Laç, përgjigja e tyre është epike

Deputeti Lulzim Basha kishte planifikuar një takim në Lezhë, por e ka anuluar.

Edhe pse Lezha është zona e nënkryetarit të tij Agron Gjekmarkaj, Basha ka vendosur që takimin ta bëjë në Laç dhe i ka ftuar simpatizantët e tij në këtë takim.

Dega në Lezhë ka konfirmuar lajmin për anulimin e takimit të Bashës në pallatin e kulturës në Lezhë dhe zhvillimin e tij në një takim të vetëm në qytetin e Laçit.

Ky njoftim i përcjellë prej saj në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e demokratëve.

Në komentet e tyre bëhet ftesë për protestë dhe reagim ndaj kryedemokratit Basha dhe kjo si përgjigje për gazin dhe dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në 8 janar tek selia e PD-së në Tiranë.