Ish- sulmuesi i Lille i thotë lamtumirë Teutës

Teuta ka njoftuar largimin e sulmuesit, Kevin Koubemba, i cili u bë pjesë e ekipit gjatë merkatos së verës.

Kongolezi me pasaportë franceze, i cili në të shkuarën kishte qenë edhe pse e Lille dhe kishte eksperienca të rëndësishme në belgjikë, Bullgari e Azerbajxhan, nuk la ndonjë shenjë me durrsakët. 

Koubemba realizoi vetëm dy gola me fanellën e Teutës, teksa luajti në total 13 ndeshje (6 titullar). Tani ai duhet të tregojë vlerat e tij në ndonjë klub tjetër.