Intervista e Kim/ Ironia e Palokës: Imagjinoni këtë gjyq në SHBA

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka, ironizoi me intervistën e mbrëmshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila deklaroi se nuk do të dërgohen në gjyq provat që kanë për Sali Berishën.

Sipas Palokës, nëse një gjë e tillë ndodh në një gjyq në SHBA, minimalisht do ishte dënuar prokurori për fyerje.

“Imagjinoni një gjyq në SHBA ku prokurori i thotë gjykatësit: “I pandehuri është kriminel. Provat i kam unë, po nuk i jap!”

Minimalisht gjykatësi do mund të dënonte prokurorin për fyerje të trupit gjykues,” shkruan Paloka.

Në intervistë, Kim u shpreh se nuk e dinte se përse Berisha ishte shpallur non-grata.