Kryetari i Sindikatave të Fermerëve: Një vit i errët për fermerët, janë dyfishuar çmimet e imputeve...

Fermerët shqiptarë nuk e kanë të panjohur zhytjen në krizë dhe falimentimin, për shkak të mos shitjes së produkteve të tyre.

Historikisht bizneset bujqësore sidomos ato të serave, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit por së fundmi rritja e çmimit të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po çon në dështimin e plotë të tyre.

Ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ një vëmendje e madhe iu kushtua edhe këtij problemi.

Të ftuar në një lidhje me Skype për të folur mbi këtë çështje ishin ekonomisit Endrit Yzeiraj dhe Eduart Sharka kryetar i Kindikatës së Fermerëve.

“Ky vit ka nisur shume keq për fermerët sepse janë dyfishuar çmimet e imputeve dhe në rastin më të keq janë trefishuar. Kjo ka rritur shumë koston e prodhimit sepse imputet bujqësore janë aktualisht me çmime të larta.

Por, me sa duket, nuk majftoi kjo por këtyre imputeve ju shtua dhe 10 përqind më shumë Tvsh”, u shpreh kryetari i sindikateve të fermerëve teksa shtoi se ky vit  ka nisur me pengesa të mëdha pasi vetë qeveria ju ka vështirëaur mbijetesën këtyre fermrëve.

"Ne ju kemi rënë këmbanave të alarmit dhe i kemi dërguar disa kërkesa qeverise prej dy vitesh por rënia e eksportit të zarzavateve ka qenë i vetmi argument i qeverisë kundër argumenteve tona, por ne e ndjenim se kjo do ndodhte si pasojë e një bujqësie të pasevencionuar, e pa mbështëtur nga shteti dhe plot fermerë të paorientuar në punën e tyre, me çmime të larta nafte etj” , shtoi ai.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: