Bie zjarr në një banesë, ka vetëm dëme materiale
Nje zjarr ka rëne këtë mengjes në zonen e Freskut në Tiranë.
Ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.