", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/20/auto_auto_a1416425898681642660098.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Dhuna që policia ushtroi ndaj operatorit, reagojnë mediat e huaja: Kufizon lirinë e shtypit

Mediat e huaja kanë reaguar lidhur me dhunën që policia e shtetit ka ushtruar ndaj kameramanit të Fax News, Ledio Guni i cili po përpiqej të pasqyronte situatën e aksionit të ndërmarrë për prishjen e shtëpive të banorëve të “5 maj”-it.

Së fundmi në reagimin e ardhur nga “RFS English”, dënohet sjellja e efektivëve të policisë ndaj operatorit pasi konsiderohet si një kufizim për lirinë e shtypit.

Reagimi i Plotë nga RFS English kundër dhunës së ushtruar nga policia daj kameramanit të Fax News, Ledio Guni:

Edhe pse u identifikua si kameraman, Ledio Guni u detyrua dhunshëm dhe arbitrarisht nga 3 policë të largohej nga protesta që po mbulonte për Fax News në #Tiranë ditën e sotme. “RFS in English” dënon këtë kufizim për lirinë e shtypit i cili nuk mund të tolerohet.