Deklarata e fortë e Metës: 25 prilli, komplot kundër demokracisë. Kishte plan për gjakderdhje

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. 

I ftuar në Opinion kreu i shtetit u shpreh se 25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë. 

Meta shkoi edhe më tej kur tha se ditën e zgjedhjeve ka patur plan për gjakderdhje dhe dhunë. 

"25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë. Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang", tha Meta.