Takimi i fshehtë dhe publik/ Bardhi-Blushi replika për Ballën

Takimi informal i presidentit Ilir Meta me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ku është diskutuar për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore është kthyer në një përplasje politike.

Pas takimit, Sekretari i shkarkuar i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një mesazh në Twitter, ku akuzon presidentin Meta për takimin me Ballën.

‘Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i radhës para kamerave’, - ishte reagimi i Bardhit.

I shpejtë ka qenë reagimi nga presidenca me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

‘Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!’, - shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.