EMRI/ Aksidenti i djeshëm në Lezhë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Pëllumb Marashi, drejtuesi i motoçikletës, i cili një natë më parë u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj ku 47-vjeçari po udhëtonte me motor.

Në atë moment ai u përplas nga një automjet dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.