", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/19/auto_Screenshot_21642577579.jpg", "width": 900, "height": 596 } }

Publikohen fotot e fanellës së United për sezonin e ardhshëm, emocionohen tifozët

Në rrjetet sociale janë publikuar foto që zbulojnë detaje retro të fanellës së re të Manchester United që ka ngjallur komente pozitive nga fansat.

Në sezonet e fundit, Mançester United i ka kushtuar rëndësi historisë, duke futur në fanella detaje nga e kaluara dhe e njëjta gjë do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.

Kështu, faqja e specializuar FootyHeadlines, e cila gjithmonë ka informacione relevante për fanellat që ende nuk janë prezantuar, ka publikuar disa detaje për fanellën e re të United.

Është një fanellë që do të kujtojë atë të sezonit 1993/1994 kur United fitoi Premier League dhe FA Cup.

Tifozët e kujtojnë me emocion paraqitjen e Djajve të Kuq me atë fanellë, ndaj shpresojnë që sezonin e ardhshëm ndonjë trofe të përfundojë në Old Trafford. Nisur nga komentet në rrjetet sociale, fansat janë të kënaqur, por shumë janë befasuar edhe me pamjen e fanellës së parë të Unitedit të ardhshëm.