VIDEO - Policia rrethon ‘5 Majin’, nisin arrestimet e banorëve

Zona e '5 Majit' në Tiranë, banorët e së cilës kanë kohë që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga projektet korruptive të qeverisë dhe bashkisë, është rrethuar nga policia.

Janë me dhjetëra policë që shoqërojne edhe mjetet e rënda.

Ndërkohë banorët kanë bërë të ditur se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre.

Policia ka shoqëruar me forcë edhe disa banorë që kanë nisur të mblidhen për të kundërshtuar këtë aksion.

IMT-ja ka vendosur shembjen e dhjetëra shtëpive në zonën e 5 Majit pa arritur në një marrëveshje me banorët.

Mësohet se policia ka bllokuar çdo hyrje në zonën e 5 Majit. Nuk lejon banorët as mediat në zonën e rrethuar.