Makina përplas për vdekje këmbësorin te rrethrrotullimi i Thumanës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Thumanës në Krujë. 

Makina ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë menjëherë. 

Burime bëjnë me dije se viktima më pas është shkelur edhe nga disa automjete të tjera. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.