Këlliçi: Basha ka uzurpuar zyrën e PD, kërkon të bëjë incidente mes demokratëve
Deputeti i PD Belind Këlliçi i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.
Këlliçi thekson se Basha ka uzurpuar zyrën e PD-së, duke shtuar se kërkon që të bëjë incidente mes demokratëve.
“Basha nuk bën dot aktivitet pa mbështetje të policisë. Basha ka uzurpuar zyrën e PD dhe kërkon të bëjë incidente mes demokratëve.
Sot i ka mbetur vetëm një mbështetës ndërkombëtar e vazhdon që të gënjejë në mënyrë kronike. Bashën sot e ndihmon Edi Rama, selia e PD-së është me kriminelë dhe mbrohen nga policia e Ramës”, deklaroi Këlliçi.