Një rrugë në Kamëz do mbajë emrin e ish-gjyqtarit të basketbollit Daniel Alia

Daniel Alia, ka gjykuar disa ndeshje basketbolli, por në betejën e tij me kancerin nuk ia doli dot të fitonte.

Ky armik i mori jetën në moshën 24-vjeçari në tetor të 2021, por emri i tij tashmë është jetësuar.

Nga sot një rrugë në Kamëz do të mbajë emrin e tij.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës, si një shenjë mirënjohjeje për atë çka Alia përfaqësonte në botën e sportit, basketbollit, por mbi të gjitha për njeriun që ishte.