Endri Hasa largon deputetët demokratë nga grupi i komunikimit

Nuk ndalen skandalet e deputetit Lulzim Basha.

Ai ka vendosur që Endri Hasa të largojë deputetët demokratë nga grupi i komunikimit në Whatsapp.

Nga foto shihet se Edi Paloka është larguar vetë. Ndërkohë Endri Hasa ka larguar Albana Vokshin, Flamur Nokën dhe Edmond Spahon.

Në grupin e demokratëve, Hasa njihet edhe si ‘Endri Sufllaqja’.

Ai është personi përgjegjës për ngritjen e një ‘brigade’ komentuesish që linçojnë këto që flet kundër Lulzim Bashës.

Po ashtu, Hasa është përgjegjës për blerjen e shikuesve nga Bangladeshi dhe shtete të tjera aziatike, që shtojnë artificialisht numrin e ndjekësve të Bashës online.