Gazetari: Edhe ushqimi që konsumoi Erdogan u miratua nga truprojat e tij

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje për protokollin e sigurisë që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kishte gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Sipas gazetarit, ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

“Mbrojtja e afërt e Erdoganit u bë nga garda presidenciale turke dhe nga rojet e tij, është protokoll kudo që ai lëviz.

Madje dhe makina që lëvizte Erdogani ishte sjell nga Turqia, nuk ishte makinë e jona e blinduar që përdor shteti shqiptar, pra mbrojtja personale e Erdoganit u bë nga trupat turke, garda dhe policia jonë kanë mbrojtur vetëm në distancë aktivitetet që janë zhvilluar dhe lëvizjet gjatë qarkullimit të eskortës.

Madje dhe ushqimi që konsumoi Erdogani në katin e parë në kryeministri, diku rreth orës 15:40, u kontrollua dhe u miratua nga truprojat turke përpara se të servirej.

Nga Turqia kishte ardhur garda presidenciale, njësia speciale që ruan Erdoganin dhe personeli i shërbimeve sekrete turke. Pra siguria e Erdoganit është mbuluar 100% nga trupat turke gjatë vizitës në Tiranë”, tha gazetari për emisionin 'Opinion' në TV Klan.