Vizita e Erdogan/ Buzhala: Sikur Vuçiç të vinte ditën e masakrës së Reçakut

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, e ka konsideruar të qëllimtë vizitën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pikërisht ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Buzhala theksoi se vizita e Erdogan ishte sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitonte Kosovën ditën e masakrës së Reçakut.

"Erdogan erdhi më 17 janar, si me ardhë Vuçiç në Kosovë ditën e masakrës së Reçakut," tha Buzhala.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij, Erdogan nënshkroi shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa mori pjesë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin dhe xhamisë së Et’hem Beut në Sheshin “Skënderbej”.