Për hatër të Erdogan/ Pacolli tallet me Skënderbeun: Sot dita ndërkombëtare e Picës

Kryetari i AKR-së në Kosovë, Bexhet Pacolli ka ironizuar në mënyrë të shëmtuar datën e sotme, që është vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu 17 janar 1468.

Në postimin e tij në Facebook, Pacolli ka shpërndarë një foto me dixhiturën ‘dita ndërkombëtare e picës’.

Në këtë mënyrë Pacolli ka treguar simpatinë e tij dhe vasalitetin ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.