‘FIFA The Best’/ Shpallet trajneri më i mirë i vitit

Në Zyrih të Zvicrës po zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “FIFA The Best”.

Thomas Tuchel është zgjedhur trajneri më i mirë për vitin 2021.

Trajneri i Chelseat e fitoi çmimin për trajnerin më të mirë, duke mposhtur kështu Roberto Mancinin dhe Pep Guardiolan.

Tuchel me Chelsean fitoi Ligën e Kampionëve në finalen me Manchester Cityn.