Berisha bojkoton fjalimin e Erdogan në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bojkotuar fjalimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Kuvend edhe pse kishte njoftuar më herët se do ishte prezent në seancën e parë të këtij viti.  

Burime për SYRI-n, bëjnë me dije se Berisha ka munguar për të mos qenë pjesë në seancën e fjalës së Erdogan, pasi ky vendim lidhet me qëndrimet e këtij të fundit kundër opozitës dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. 

Kujtojmë se presidenti turk ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ka deklaruar në krah të Ramës se ndërtimi i spitalit rajonal në Fier, do përfundohet para zgjedhjeve të 25 prillit. 

Po ashtu Erdogan i organizoi Ramës një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.