Noka: Balla s’mund të flasë ne emër të PD, është fyerje e madhe ndaj demokratëve

Deputeti demokrat Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Taulant Balla nuk mund të flasë dot në emër të Partisë Demokratike.

Noka theksoi se të flasë Balla në emër të deputetëve të PD-së është fyerje e rëndë ndaj demokratëve.

“Balla nuk mund të flasë në emër të PD-së. Taulant Balla është me mision që të kontrollojë pengun. Balla nuk mund të flasë për Grupin Parlamentar të PD, fyerje më të madhe se kjo nuk ka.

Zëdhënësin e shoqatës së bravave ta bëjë, por zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD nuk mund ta bëjë asesi. Nuk mund ta caktoni ju zonja Nikolla se kush është demokrat e kush jo. As ju dhe as Rama nuk mund të fusni në thes demokracinë. Ju tregoni se bandat ju drejtojnë, pengun mund ta doni, por nuk e duan demokratët”, deklaroi Noka.