Berisha: Skënderbeu mbrojti trojet arbnore dhe qytetërimin perëndimor

Lideri historik denokrat, Sali Berisha ka kujtuar me një mesazh në Facebook heroin e kombit tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Skenderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qyteterimin përendimor nga pushtimi ottoman”, shkruan Berisha në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Sot pervjetori i përjetësisë së Skenderbeut!

Miq, sot 554 vite më parë Prijesi i perjetshëm i kombit tonë, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli sytë pergjithmonë!

Skënderbeu ishte një strateg gjenial, i cili me betejat e tij kundër hordhive të Portës së Lartë mbrojti trojet arbnore por dhe mbarë qyteterimin përendimor nga pushtimi otoman. I shndërruar për së gjalli në legjende ai mbeti përjetë të jetëve si forca e identitetit tonë kombëtar përendimor si princi i pavdeksisë të kombit shqiptar. Lavdi!sb