VIDEO/ Takimi madhështor në Shkodër, Berisha: Nderim e mirënjohje

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e nisi ditën duke postuar një fotoalbum nga takimi në Shkodër.

Mijëra qytetarë mbushën Pallatin e Sportit të qytetit për të pritur Berishën.

“Album me foto nga takimi madhështor me qytetarët e Shkodrës! Nderim e mirënjohje qytetarëve të Shkodrës,” shkruan Berisha.

Lideri historik publikoi edhe video nga takimi. "Mirënjohje dhe falënderime Shkodrës për pritjen e jashtëzakonshme!" shkruan ai.