Merr flakë banesa në Korçë, plagoset një vajzë

Një zjarr ka rënë në një banesë në Korçë këtë mengjes.

Zjarri ka ranë në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., , e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, rreth orës 06:15, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.