VIDEO/ Incident në Roma-Cagliari, lojtari përplaset me reklamën dhe e thyen me kokë
Një incident i veçantë ka ndodhur në ndeshjen Roma-Cagliari.
Protagonist u bë kapiteni i miqve Joao Pedro. Braziliani pati një dyluftim në minutën e 39-të të pjesës së parë, me kapitenin e Romës, Mancini.
Pedro po tentonte të mbronte topin, por kundërshtari i tij erdhi dhe e rrëzoi në tokë.
Si pasojë sulmuesi u përplas me një nga reklamat duke e thyer atë.