FOTO/ Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, kush është biznesmeni i arrestuar

Një 64-vjeçar nga Vlora, i identifikuar si Vesaf Musa është vënë në pranga në Fier, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14 vjeç.

Arrestimi është bërë nga Policia e Fierit, pasi ngjarja ka ndodhur në Levan.

Musa njihet si biznesmen në zonë, pasi merret me prodhimin e vajit të ullirit.

Biznesi i tij i vizitua së fundmi edhe nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.