VIDEO/ Eurogol i Esat Malës, Partizani në avantazh ndaj Egnatias

Partizani ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Egnatias, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 47’ ishte Esat Mala ai i cili nxorri nga repertori i tij një perlë të vërtetë, duke kaluar  kështu “të kuqtë” në epërsi. Futbollisti futet bukur brenda zonës dhe me një ekzekutim perfekt me të djathtën e dërgon topin në trekëndëshin e Pujës. Festa e gjitha e të kuqve!