Berisha: Kush servir Lul Bravën për kryetar opozite, tallet me shqiptarët

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, ka lëshuar një apel edhe për ndërkombëtarët në lidhje me mbështetjen e tyre për deputetin Lulzim Basha.

‘Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve’, u shpreh lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Shkodër.

‘Sot kemi një narko kryeministër që mori peng, kapi për zverku, me korrupsion dhe mënyra të tjera, njeriun që ne së bashku për 8 vite e mbështetëm me gjithë zemër, energji dhe forcën tonë, Lulzim Bravën.

Çfarë mund të bëjë më shumë një narko kryeministër që ta rrethojë me policë të ashtuquajturin kreun e opozitës dhe të sulmojë demokratët. Të pajisë bandën e tij me të gjitha mjetet e dhunës të policisë dhe ti vërsulë demokratëve mercenarët e tij vetëm e vetëm se duan të futen në shtëpinë e tyre. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër kjo.

Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri.

Ata që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me përçmim ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët që mbështesin Bashën për kryetarë opozite, tallen me lirinë dhe vetë pluralizmin politik në Shqipëri’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha në Shkodër.