Kupa e Afrikës/ Disiplina: Vendimet e CAF për situata të caktuara kontestuese

Kupa e Kombeve të Afrikës ka krijuar disa polemika, tw cilate kanë njollosur imazhin e kompeticionit. Disa nga këto situata janë analizuar nga juria disiplinore e CAF, e cila ka nxjerrë sot në faqen e saj zyrtare, vendimet përfundimtare për këto tre raste: sjelljen në fund të ndeshjes së ganezit Benjamin Tetteh, i cili sulmoi lojtarin gabonez. Kartoni i kuq i lojtarit nga Mali,  Bilal Toure kundër Tunizisë dhe shkeljen e udhëzimeve të CAF nga ana e Gabonit.

Ganezi, i cili ishte pezulluar për dy ndeshje, me vendimin disiplinës do mungojë për tre ndeshje. Kombëtaret ganeze dhe gaboneze morën "paralajmërime të rënda". Nga ana e tjetër, CAF konfirmoi kartonin e kuq të arbitrit ndaj Bilal Toure, i cili do të mungojë në ndeshjet kundër Gambisë dhe Mauritanisë. Në fund, Gaboni, i cili kishte ndërruar hotel pa marrëveshjen e CAF, u gjobit me 20,000 dollarë.