FOTO/ Takimi në Shkodër, mbahet 1 minutë heshtje për Rragamin

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha sapo ka marrë fjalën në takimin madhështor me demokratët dhe qytetarët shkodranë ka mbajtur 1 minutë heshtje për yllin shkodran, Ramazan Rragami.

‘Sot Shkodra ndahet me njërin prej bijve të saj më të shquar, një superyll të futbollit të Shkodrës dhe Shqipëri, Ramazan Rragami.

Prandaj të mbajmë 1 minutë heshtje për të.

I përjetshëm kujtimi për të. Atdhetarit dhe qytetarit që u ndje përherë krenarë me Shkodrën dhe shkodranët e tij’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.