VIDEO-FOTO/ Baçi: Basha në Fier me forca speciale, nën mbrojtjen e Ramës

Nga Luan Baçi

Lulzim Basha në Fier, i shoqëruar nga forcat speciale, nën mbrojtjen e Edi Ramës!

Po nga kush të mbron Rama z Basha?

Nga demokratët, që të kanë mbështetur me vite të tëra?

Janë po të njëjtët, që kanë qenë para kryeministrisë, janë ata, që mbytën me gaz, para shtepisë tonë në 8 Janar, janë ata, që kanë përballuar vetë, të gjitha fushatat, me financat e tyre, me kontributin e tyre, me kohën e tyre, janë ata, që më parë i mbyste Rama me gaz dhe tani i mbyt ti!

Janë ata, që Rama i fuste në burg për protestat dhe tani i fut ti, se të kanë shkarkuar nga kryetar!

Janë ata që u mbyllë zyrat e tyre, qe i kane bere vet, u ndërrove bravat!

Janë ata strukturat drejtuese te PD Dega Fier, janë ata qe ishin te gatshëm sa here ti i doje, pa u kursyer!

Janë këta, qe do te vazhdojnë pa u ndalur, dhe pa u frikësuar nga forcat speciale te Rames qe mbrojnë ty, pa pik kuptimi!

Zotëri thjeshte nënshtroju sovranit, votës se tyre!

Te kane shkarkuar 4446 delegat dhe 44000 anëtare!