Rita Ora çudit fansat me pamjen e pazakontë

Këngëtarja shumë e dashur për publikon shqiptar dhe jo vetëm, aktualisht ndodhet në Australi.

Krahas angazhimeve profesionale, ylli i muzikës pop po kalon kohë me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, me te cilin thuhet se po fejohet.

 

Mediat e huaja raportuan se këngëtarja mund të ketë marrë një propozim gjatë sezonit festiv.

Burimet pranë tyre janë shprehur se ata janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin.

 

“Nga ajo që ka thënë Rita, ai është i vetmi për të. Asnjë nga shokët e saj nuk do të habitej nëse ai do t’ia shtronte pyetjen së shpejt”, u shpreh një burim për gazetën britanike “The Sun”.

Së fundmi, Rita ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

 

Ora është fotografuar me flokët e kapura, ku në njërën anë i ka lyer në një nuancë jeshile.

Ajo mban veshur një fustan të zi të ngushtë, të cilin e ka kombinuar me vathë dhe aksesorë në duar në të njëjtën nuancë me flokët.