Demokratja në Fier: Basha na hodhi gaz, do protestoj

Demokratët në Fier kanë dalë në një protestë kundër Lulzim Bashës, ku shprehen të zhgënjyer nga kryetari i PD-së. Disa nga deklaratat e tyre janë:

‘Ky është një provokim. Nuk të duhet arsye pse të mos dal, kam 8 vite që e mbështes, ai na hodhi gaz lotësjellës, do të dal sa herë të më dojë qejfi’.

 ‘Kam 30 vjet anëtar i PD, kam shkuar si simpatizant. Mua më ka zhgënjyer vetëm’.

 ‘Këto padrejtësi nuk i duroj, nuk ia kam parë hajrin as Berishës dhe as Bashës, Të bashkohemi me të drejtat e demokratët. Më vjen turp të dal në rrugë se tallen njerëzit me mua’.