Novak Xhokoviç përjashtohet nga Australia

Tenisti serb Novak Xhokoviç do të largohet nga Australia.

Vendimi është marrë nga gjykata federale e Australisë, e cila ka konfirmuar fshirjen e vizës për serbin.

Tenisti serb ka humbur apelin kundër vendimit të Emigracionit dhe duhet të largohet nga kontinenti. Vendimi i gjykatës i dhënë nga 3 gjyqtarë, ishte unanim.

Xhokoviç duhej të merrte pjesë në turneun e tenisit, Australian Open që hapet ditën e nesërme.

Përveç kësaj, tenisti serb duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit.

Vendin e tij do ta zeje tenisti italian Salvatore Caruso, i 10 në tabelë.