Tirana-Vllaznia/ Skandal në 'Air Albania', tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyejnë stolat

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë  ishte një dështim, duke sjellë përplasje mes dy ekipeve.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikset e zjarrit të vendosura  në stadium. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Një fishekzjarr i hedhur nga tifozët e Vllaznisë plas afër vijërojtësit Ridiger Çiokaj dhe ky i fundit ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor të Vllaznisë.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.