Vedat Muriqi merr ofertë nga Rusia, Igli Tare konfirmon lajmin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pranuar se ka marrë oferta për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

“Kemi marrë një ofertë nga Rusia për Muriqin, por nuk mund t’iu jap detaje të tjera”, ka deklaruar drejtuesi i bardhekaltërve për mikrofonat e “Sport24”.

CSKA Moscow i ka ofruar Lazios 2.5 milion euro për një huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. 8 milion euro do të derdhen më pas në arkat e Lazios, një shifër që duket se është e pranueshme nga klubi italian.