Nënkryetari i PD, Lushnje: Basha në shërbim të Ramës dhe klanit serb

Pirro Bano, nënkryetari i PD-së në Lushnje, duke folur në emër të drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj partie, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar nga Lulzim Basha mbi demokratët.

Bano tha se Basha është në shërbim të Edi Ramës dhe klanit serb.

“Ne të gjithë këtu, njëzëri dënuam ashpërsisht dhunën e pashembullt dhe të padëgjuar ndonjëherë të ushtruar nga Lulzim Basha, pengu i Edi Ramës, ndaj demokratëve paqësorë, që po shkonin me vullnetin e tyre në shtëpinë e tyre.

Është e kuptueshme që ajo sjellje i denoncoi përfundimisht ata si në shërbim të Ramës dhe të klanit serb,” tha ai.