Rangnick pritet të largohet në fund të sezonit, Manchester United shfaq interes për trajnerin e kampionëve të Italisë

Fituesi i Superkupës së Italisë të mërkurën me Interin, për Simone Inzaghin kanë shfaqur interes disa klube evropiane. Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri i zikaltërve është në fokusin e Atletico Madrid por veçanërisht Manchester United. Djajtë e Kuq thuhet se e konsiderojnë teknikun italian si pasuesin ideal të Ralf Rangnick, i cili pritet të largohet nga detyrat e trajnerit në fund të sezonit për t'iu bashkuar ekipit drejtues të United.

Simone Inzaghi, i cili mbërriti te Inter në qershor të vitit 2021 nga Lazio, është nën kontratë me zikaltërit deri në vitin 2023 dhe deri më tani nuk ka pasur kontakte për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij. Drejtuesit e Interit po prisnin fundin e sezonit për t’i ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Interi është aktualisht lider i Serie A me 15 fitore në 20 ndeshje të luajtura.