Kapet 17 vjeçari me automatik me vete

Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Kukës/Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje,   bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë. 

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.