Ç'po ndodh në Sarandë? Shqiponjat dhe FNSH postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit

Policia e Sarandës ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Mësohet se nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra.

Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.