Deputeti Basha: Po sakrifikohem...për kullat

Deputeti Lulzim Basha, pas daljes nga prokuroria ku është pyetur për ngjarjet e 8 janarit, ka folur për mediat me një gjuhë aspak të besueshme për opinionin publik.

Sipas tij ai po sakrifikon duke qëndruar në krye të PD dhe këtë sakrificë po e bën për demokratët, sepse qëndrimi në krye të partisë, nuk është privilegj.

Qëndrimi si kryetar i PD, nuk është privilegj, por sakrificë’, tha ndër të tjera Basha.

Mesa duket Basha po ngatërron demokratët me kullat, projekti i të cilave u denoncua në Çim Peka Live mbrëmjen e djeshëm dhe ka dakortësinë e uzurpatorit të selisë.