Kush shpenzon më shumë për merkato? Zbulohen shifrat për vitin 2021

Në raportin e “FIFA Global Transfer Report 2021”, që fokusohet në transferimet (ndërkombëtare dhe jo vetëm) të realizuara në vitin që sapo u mbyll, dalin të dhëna interesante për merkaton e futbollit italian.

Futbolli italian ndodhet në vendin e dytë përsa i përket parave të shpenzuara dhe në vendin e tretë përsa i përket të ardhurave të arkëtuara gjatë merkatos së vitit 2021.

Janë shpenzuar 667.7 milion dollarë, ose më saktë 582 milion euro, në futbollin italian, ndërsa janë arkëtuar 540.4 milion dollarë (471 milion euro).

Në vend të parë qëndron futbolli anglez, si për shpenzimet (1.386,2 milion dollarë) edhe për arkëtimet (548.8 milion dollarë).