Beniada i ‘vendosi’ një emër të ri/ Reagimi epik i Ylli Limanit

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit.

Ajo jeton në Itali dhe ka hasur probleme me gjuhën shqipe dhe memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve.

 

Me siguri i mbani mend videot ‘funny’ ku ngatërronte emrin e Noizyt dhe Burtint Imerit.

Ndërkohë, së fundmi, ajo ka shkrirë së qeshuri banorët me shqiptimin e emrit të Ylli Limanit.

 

“Ydhi Dhimani”, thotë ajo, ndërkohë që të tjerët e ngacmojnë.

“Nuk e thuj dot ashtu si të vjen ty”- i thotë Einxhel që insiston t’ia shqiptojë emrin, meqenëse jashtë do ta takojnë.

 

Videos nuk i ka shpëtuar as këngëtari, i cili e ka ripostuar në “Story”, e duket se e ka marrë me shumë sportivitet.

“Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”, shkruan ajo, duke vendosur edhe një emoji me sytë zemra.