Musk pranoi Dogecoin për pagesat e produkteve Tesla, kriptovaluta rritet frikshëm
Vlera e Dogecoin u rrit këtë të premte në mëngjes pasi Elon Musk deklaroi se Tesla do të pranojë kriptomonedhën si pagesë për disa nga mallrat e saj.
Çmimi i Dogecoin u rrit gati 12% të premten në mëngjes, duke u tregtuar pak mbi 0.2 dollarë, fill pasi Musk bëri njoftimin në mediat sociale.
Musk shkroi në Twitter : “Mallrat e Tesla-s mund të blihen me Dogecoin” dhe dyqani online i kompanisë shfaqi çmimet për disa artikuj.
Kujtojmë se në muajin dhjetor, miliarderi Musk paralajmëroi se Tesla do të pranonte së shpejti pagesa në Dogecoin, duke shkaktuar në këtë mënyrë rritjen e vlerës së kriptomonedhës me 20% në 60 minuta.
Interesi për dogecoin i Musk, bëri që Dogecoi të shndërrohej nga një shaka në një nga kriptovalutat më të vlefshme në botë.
Aktualisht Dogecoin ndodhet në vendin e 11-të dhe ka një kapitalizim tregu prej mbi 26 miliardë dollarësh, sipas CoinGecko.